Infrastruktura

  • Shkolla TIK “HERMANN GMEINER”, ndodhet në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar duke ofruar gjithashtu mjedise shumë të mira strukturore dhe të përshtatshme për zhvillimin cilësor të procesit mësimor dhe edukativ.
  • Mjediset janë komforte, me sistem qendror ngrohjeje, freskim për periudhën e verës dhe me ndriçim komod që kombinon dritën natyrale me atë artificiale;
  • Orët e praktikave teorike dhe të Laboratorëve, do të zhvillohen në mjedise të kompletuara, ku çdo post pune do te jetë i pajisur me mjete të reja dhe moderne sipas çdo fushe;
  • Nxënësve, përvec orëve të shumta në laborator, ju mundësohet edhe praktika në biznese, për të cilën kemi mbështetjen edhe të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
  • Në mjediset e shkollës përfshihen edhe mjedise për aktivitete sportive e social-kulturore të larmishme;