Njoftim për shpalljen e konkursit për pozicionin mësues i Kultures Profesionale Shkolla për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi ”Hermann Gmeiner” Tiranë

 

   MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË

           SHKOLLA PER TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI

                                         "HERMANN GMEINER" TIRANË

         

            Njoftim për shpalljen e konkursit për pozicionin mësues i Kultures

            Profesionale Shkolla për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

                                      ”Hermann Gmeiner” Tiranë

 

Në mbështetje të ligjit Nr. 15,date 16.2.2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Udhëzimit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 6, datë. 24.02.2015 “Për kriteret e përgjithshme dhe procedurat për marrjen në punë, të personelit të mësimdhënies teorike dhe praktike në institucionet publike të arsimit dhe formimit profesional”, Shkolla për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”Hermann Gmeiner”Tiranë shpall konkurimin për pozicionet si më poshtë:

 

5 Mësues të  Lëndëve Profesionale TIK

  Kushtet e pranimit dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:

  • Kandidati aplikues për lëndët profesionale TIK duhet të plotësojë kërkesat e    përgjithshme si më poshtë:
  1. Të ketë një diplomë të ciklit të dytë  “Master profesional/shkencor”, në profilin Teknologji  Informacioni dhe Komunikimi
  2. Përvojë profesionale në degën specifike,e dëshirueshme do të ishte 4 vjet.
  3. Njohuri të mira të gjuhës angleze,i dëshirueshëm niveli B2.
  4. Gadishmëri për kualifikime intensive pedagogjike-didaktike dhe lëndore
  5. Gadishmëri për bashkëpunim për zhvillimin e bazave mësimore të orientuara nga  kompetenca.
  6. Të mos ketë masa administrative dhe penale në fuqi.
  • Kandidati aplikues për lëndët profesionale TIK duhet të plotësojë kritere specifike përkatësisht sipas lënëve:

   -Informatikë teknike (përfshirë edhe praktikën kompjuterike):

      Arkitektura e Hardware-it,ndërfaqet,pjesët periferike,pajisjet mobile,Sistemet e Operimit    

    (Android,UNIX/Linux dhe Windows, Programe serveri(HTML5,CSS,PHP,mail),  

      Hardware  i kompjuterave dhe serverave,Sistemet Storage,Security

-Gjuhë  programimi:

Gjuhë të orientuara në bllok,Java,Python,C++11 oder C,Gjuhët Script(bash,csh,PawerShell)

Trajtimi i IDE(JavaBeans,Eclipse na) ,Debugging

 -Teknika e informacionit:

Gjuhët formale,Objekte, metoda,Compiler, automatet Strategji,Versioning Ndërfaqet e përdoruesve.Sistemet virtuale Menaxhimi i memories.Përpunimi i informacionit të përmbajtjeve analoge .Kodimi, komprimimi 

-Bazat e të dhënave:

Programet e përdoruesve ( Office , Adobe Photoshop ),SQL

Teknika e rrjetit:

Teknika lidhëse (kabllo, wireless) Routing, Switching, Network Security Rrjeti                          

Programimi Clouds  Cisco-OS

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. CV (jetëshkrimi);
  3. fotokopje e kartës së identitetit, e diplomës dhe e librezës së punës;
  4. deklarata e aplikuesit nëse ndaj tij nuk janë marrë masa disiplinore në punësimet e mëparshme;
  5. çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet,  trajnimet apo të tjera të përmendura  në CV;
  6.  vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. vërtetim të gjendjes gjyqësore;

Dokumentet e kërkuara do të dorëzohen pranë Drejtorisë së Shkollës për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”Hermann Gmeiner”Tiranë, brënda datës 11/09/2018              

Konkurimi do të zhvillohet pranë Shkollës për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”Hermann Gmeiner”Tiranë, më datë 18/09/2018

 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve do të bëhet sipas Udhëzimit Nr. 6, dt. 24.02.2015.

Kopje të udhëzimit nr.6 datë 24/2/2015, formularin dhe bazën ligjore do ta gjeni pranë Degës së Financës dhe Administrimit të shkollës,  si dhe në portalin online të Arsimit dhe Formimit Profesional (www.vet.al).