Filluan Regjistrimet per vitin shkollor 2018-2019

Shkolla e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit  “Hermann  Gmeiner”  Tiranë njofton se rregjistrimet per vitin shkollor 2015-2016 fillojne me date 01.09.2018. Dokumentet e aplikimit jane:

1. Fotokopjo e noterizuar e Defteses se Lirimit,e cikluar ne DAR/ZA,

2. Certifikate personale me fotografi ose fotokopjo te kartes se identitetit,

3. Kerkese per rregjistrim.

 

 

Shkolla TIK “HERMANN GMEINER”, Sauk - Tiranë, është një nga shkollat më të reja profesionale në vend. Ajo mbështetet në modelin dhe profilin e shkollës austriake, në përgatitjen e programuesve në informatikë, prandaj profili i shkollimit është pretendues dhe i përshtatshëm për nxënësit që kanë përfunduar me rezultate të mira dhe shumë të mira shkollat 9 vjeçare.

Shkolla TIK “HERMANN GMEINER”, që bashkëdrejtohet me përfaqësues të posaçëm shqiptarë dhe austriakë zgjat 4 vite studimi dhe numri i orëve mësimore përbën parakusht për cilësinë e duhur të formimit të specialistëve të rinj të TIK dhe për njohje të kualifikimit në Austri.

Për të garantuar cilësi, i kushtohet rëndësi njohurive të shumë të mira në Matematikë si dhe përvetësimit të njohurive të gjuhëve të huaja, ndërkohë që edhe Lëndët e formimit të përgjithshëm, orientohen drejt ndaj kërkesave të nxënësve, për përgatitje cilësore për Maturën shtetërore.

Për më tepër ...

Galeria Fotografike